Të shumtë janë njerëzit që besimin e tyre të madh e gjejnë edhe tek sendet fatsjellëse, të cilat me siguri i kanë marre nga ndonjë vend i shenjtë. Kështu ka ndodhur dhe me zonjën sharmante të politikës shqiptare, Monika Kryemadhi. Ajo mban gjithmonë një varëse dhe unazë, të cilat i ka marrë nga Medjugorja, vend në Bosnje Hercegovinë. Këtë e ka zbuluar gazetari i njohur, Olti Curri. “Unë kam vend të mbarë Shën Vlashin, shoh që mikja ime mban në duar varësen dhe unazën nga Medjugorje një vend ku miliona njerëz dhe shumë shqiptarë gjejnë frymëzimin e besimit për të shkuar përpara…Të besosh do të thotë që ke shpresë ta lësh shpirtin në duar të sigurta…”, shkruan ai. Me sa duket këto bizhu i kanë sjellë shumë fat Kryemadhit, duke qenë se ajo është nga femrat më të suksesshme në vend.