• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Protokoll jo vetëm për Meghan, ja cilat janë rregullat për princeshën e vogël Charlotte

Në pallatin mbretëror ka rregulla për të gjithë, madje edhe për fëmijët. Princesha Charlotte, vajza e Kate dhe William ka 10 rregulla që duhet t’i zbatojë patjetër, pavarësisht se është vetëm 3 vjeç.

Asnjë grua e pamartuar nuk duhet të mbajë kurorë, deri në momentin kur martohet.

Nuk ka rrjete sociale për fëmijët e pallatit mbretëror. Edhe kur Princi George dhe Princesha Charlotte të arrijnë moshën e duhur, ata nuk do të mund të përdorin rrjete sociale.

Femrat e mbretërisë kanë një impostim të tillë që duhet ta zbatojnë me përpikmëri të gjitha. Ato duhet të ulen në një mënyrë që këmbët, gjunjët dhe kyçet e këmbëve të jenë të bashkuara.

Princesha Charlotte duhet të marrë master në ‘artin e kortezisë’! Protokolli i ‘detyron’ femrat e familjes mbretërore që t’i përkulen Mbretëreshës.

Charlotte ka gjithmonë një fjongo në kokë që zakonisht kombinohet me ngjyrën e fustanit.

Fëmijët mbretërorë duhet të mësojnë patjetër shumë gjuhë të huaja. Charlotte dhe George kanë filluar që tani të mësojnë spanjishten.

Princesha Charlotte nuk mund të ulet me të rriturit në darkat mbretërore! Fëmijët e familjes do t’u duhet të ulen në tavolinën e të vegjëlve.

Fustani me jakën e Piter Pan, është veshja e ditës! Sa herë që Charlotte është shfaqur në publik, ajo ka pasur veshur  një fustan me ngjyra të ndryshme me jakën e Piter Pan./revistawho.com

CLOSE
CLOSE