Beyonce në fillim të këtij muaji publikoi lajmin se priste binjakë. Por mesa duket kjo shtatzëni e dytë e saj nuk po shkon siç duhet pasi sipas burimeve këngëtarja po vuan shumë. Ajo ka të përziera gjatë tërë ditës. Beyonce thotë se ka dhimbje kudo në trup. Madje ajo ka frikë për vazhdimësinë e shtatzënisë nëse simptomat përkeqësohen. Një mik i saj ka thënë se Jay Z po i qëndron pranë dhe nuk i ndahet për asnjë çast. Fundja tani më shumë se kurrë ajo ka nevojë për të./revistawho.com