close
Breaking NewsLajme

Pritet të rritet sërish çmimi i biletës për transportin publik në Tiranë, Shoqata: Kemi kosto

urban_1476117473-8940032

Të udhëtosh me urban publik në Tiranë kushton 40 lekë të reja një çmim ky i rritur mes kundërshtive të shoqërisë civile pak kohë më parë, nga 30 lekë që ishte më herët. Por Shoqata e Transportit kërkon sërish rritje të çmimit të biletës. Kjo për shkak të zgjatjes së linjave drejt periferive dhe shtimit të kostove për ta. Kërkesa vjen pasi ky shpenzim nuk mbulohen nga indeksimi i çmimit të një viti më parë që bëri bashkia e Tiranës, shkruan Balkanweb.

“Rritja e fluksit nuk është propocionale me rritjen e kostos së shërbimit për arsyen e shërbimit, lind nevoja e rishikimit të çmimit të biletës, premtim i kryetarit të bashkisë, bashkia kërkon rinovim të flotës por ne kemi kërkuar 10 vite që të marrim financimet e duhura.”, tha Alush Lame, kreu i shoqatës së Transportit.

Shoqata e Transportit kërkoi rritje të lejes nga 5-10 vite që investimi i tyre të jetë i sigurt. Drejtori i Transportit në Bashkinë e Tiranës ka pranuar problemet me linjat urbane. “Transporti në Tiranë, strukturë mikse dhe kaotike, licenca të shumta nga komunat dhe bashkia dhe organizim kaotik dhe miksim i transportit publik me atë privat. Deri në fund të vitit do të vijoje kjo situatë për shkak të rikonceptimit me faza. Linjat janë rikonceptuar me frekuenca orare, autobus me kapacitet të lartë, në përfundim të fazës në fillim të 207, nr i autobusëve nga 203 në 290 autobusë dhe mjete me kapacitet të lartë”, tha ai. Deklarata publike e bërë për herë të parë pritet të konkretizohet dhe t’i shkojë zyrtarisht kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Tags : rritensherbimi urbanvlera e biletes
loading...