Princi William ngushëllon vogëlushen jetime: Edhe unë humba nënën kur isha i vogël

a3f6a888c8b730eed1fc82e6ab577ab4

Gjatë një vizite në “Child Bereavement” në Stratford, organizatë që mbështet fëmijët dhe familjet që kanë pësuar humbje të mëdha, Princi William iu përkushtua një vogëluesheje 9-vjeçare që ka humbur të atin. Duka i Cambridge ngushëlloi vajzën duke i treguar historinë e tij. “E di çfarë më ka ndodhur mua. Humba mamanë time kur isha shumë i ri gjithashtu. Isha 15 vjeç kurse vëllai im 12. Kështu ne humbëm nënën tonë kur ishim shumë të vegjël. A flet ti për babin? është e rëndësishme që ti të flasësh për të. Shumë shumë e rëndësishme”, i tha vogëlushes Princi William. Në këtë aktivitet ai shoqërohej nga bashkëshortja e tij Kate Middleton./ revistawho.com

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password