lefuture

Princi i Arabise Saudite: Mjaft me këtë debat, femrat duhet të drejtojnë makinat

princi

Princi dhe miliarderi i Arabisë Al-Walid ben Talal, ka lançuar një apel  që i ka habitur të gjithë, të martën në darkë në rrjetin social Twitter, duke mbështetur te drejtat e femrave për të ngarë makinën. Arabia Saudite është i vetmi vend në botën që nuk lejon gjininë femërore të drejtojë automjetin.

“Mjaft me këtë debat, është koha që femrat të drejtojë makinën”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter. 

Pjestari i familjes mbretërore, që nuk ka asnjë post politik është presidenti i kompanisë Kingdom Holding Co. Ai prej kohësh është një mbështetës i madh i të drejtave të grave në Arabi, ku në shumë raste ato detyrohen të udhëtojnë fshehurazi. Femrat në Arabi nuk mund të lëvizin pa autorizimin e burrave të tyre apo një pjestari të familjes, por gjithashtu edhe nuk mund të dalin ta pashoqëruara nëpër bare apo restorante. 

Princi Al-Walid ka detajuar nëpërmjet këtij komunikimi arsyet se përse femrat duhet të kenë të drejtën e tyre të ngasin makinën, duke arsyetuar se kjo është thelbësore sikurse ishte dikur e domosdoshme e drejta e tyre për tu edukuar. “Kjo është si t’i ndalonim të drejtën për të pasur një identitet”, ka thënë ai.

Princi ka folur gjithashtu edhe për kostot finaciare që ka edhe mbajtja e një shoferi apo edhe marrja e taksive në pamundësi për të ngarë makinat e tyre. Çdo familje shpenzon mesatarisht 950 euro në muaj vetëm për transportin me shofer apo taksi. “Autorizimi i femrave për të drejtuar automjetin është një nevojë urgjente sociale që prek jo vetëm jetën e grave, por edhe ekonominë e vendit”, – ka nënvizuar ai.

Nën mbretërimin e mbretit Abdallah, banorët kanë njohur një përmirësim modest të situatës, sidomos me dhënien e të drejtave për votuar dhe kandiduar gjithashtu.

 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password