Një nga dasmat që mori vëmendjen maksimale jo vetëm të mediave kombëtare, ajo mes Elia Zaharias dhe Princ Lekës, përmes një morie fotosh të jashtëzakonshme, ka qarkulluar me shpejtësi edhe në mediat më prestigjioze në botë, të cilat e pasqyruan eventin hap pas hapi. Personazhe të mbledhur nga rreth 20 familje mbretërore, bashkë me më shumë se 100 aristorkratë e të ftuar të tjerë, u bënë pjesë e një eventi mbretëror në Shqipëri, për herë të parë pas 78-vjetësh.
Megjithatë, mes të gjitha momenteve më të bukura që janë ngrirë në fotot e kësaj dasme madhështore, Princ Leka ka zgjedhur të publikojë një minikolazh me disa nga momentet më të bukura të ditës së djeshme. Një foto zyrtare të tij dhe Elias në daljen e Pallatit Mbretëror, por edhe foto të cilat përmbajnë detajet më të rëndësishme të një martese mbretërore. Shikoni fotot e përzgjedhura nga Princ Leka./RevistaClass