Duhet t’ia kenë sjellë në majë të hundës komentet negative prezantueses seksi. Aq sa ajo ka shpërthyer kundër të gjithë atyre që i shkruajnë për pamjen, për t’i treguar se ndihet shumë rehat me trupin e saj. Bëhet fjalë për Einxhel Shkirën e cila ka përdorur Instagramin për t’i kthyer një përgjigje të gjithëve. “Duhet të kuptojnë që po të mos ndjehesha kaq mirë në lëkurën time atëherë s’do isha kaq e guximshme në postime. Mësoni të ruani distancat e lirisë së individit, boll u munduat të kompleksoni njerëzit për pamjen e tyre apo tipin (aq më pak mua që s’më plas fare). Lërini njerëzit rehat dhe boll gjykuat nga ana tjetër e ekranit a thua ju jeni të bukurit/bukurat e dheut se ua kam parë surratet tuaja”, shkruante ndër të tjera Shkira. Më tej, në një postim të dytë që ua kemi sjellë më poshtë, Einxhel i bën thirrje të gjithëve që ta duan veten e të mos ndikohen nga çfarë thonë të tjerët./ revistawho.com