Prezantohen në Londër unaza dhe gjerdani me diamante të rralla

auto_daimant1476258539-550x308

Shtëpia e ankandit Sotheby’s në zyrën e saj në Londër ka prezantuar bizhuteritë me llojin më të rrallë dhe më të vlefshëm të diamantit të kaltër. Vëmendjen e publikut, e tërhoqi unaza e diamantit me ngjyrë qielli prej 8.1 karat. Unaza do të gjendet në ankand, i cili me emrin “Guri i çmuar madhështor dhe fisnik” do të mbahet muajin e ardhshëm në Gjenevë të Zvicrës, ndërsa pritet që unaza të arrijë vlerën mes 15 dhe 25 milionë dollarë. Në ankandin që u paralajmërua për në 16 nëntor, në shitje do të gjenden edhe dy gjerdanë me diamante të kaltër, ndërsa pritet që vlera e tyre të jetë nga pesë milionë dollarë. Në maj të këtij viti në Gjenevë u mbajt ankandi në të cilin për një rekord prej 57.5 milionë dollarë u shit unaza e diamantit të kaltër prej 14.62 karat./opinion.al

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password