• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Prej gati 3 vitesh baba i një djali, këngëtari shqiptar diplomohet në moshë të madhe

Prej gati 3 vitesh dy këngëtarët, Silva Gunbardhi dhe Dafi Derti janë prindër të një djali. Ata kanë arritur një karrierë të suksesshme dhe këngët e tyre janë shumë të preferuara, sidomos nga shqiptarët që ndodhen jashtë kufijve. Ata janë vazhdimisht të angazhuar me koncerte, por krahas karrierës në muzikë mendojnë të kenë një profesion të dytë që mund t’u shërbejë në të ardhmen.

Duket se në këtë moshë dhe krahas gjithë angazhimeve, Dafi ka vendosur të realizojë në një nga ëndrrat e tij më të mëdha. Këngëtari është diplomuar dhe kjo duket se është diçka shumë e rëndësishme për të dhe partneren e tij. Silva ka publikuar disa fotografi në ‘Instagram’ nga ceremonia e diplomimit dhe në të njëjtën kohë ka uruar bashkëshortin e saj. Ndoshta me siguri nuk do të ketë mënyrë më të veçantë për të festuar këtë ditë. /revistawho.com