Themeluesi i rrjetit social më të madh në botë, Marck Zuckerberg ka hequr nga profili i tij treguesin se është ateist. Me rastin e Krishtlindjes, ai bashkë me urimin për këtë festë u uroi ndjekësve të tij festën Hanukkha, një festë kjo hebraike. Një komentues e pyeti nëse është më ateist dhe Zuckerberg iu përgjigj prerë: “Jo”. “Jam rritur si hebre dhe më pas kalova një periudhë ku vija në pikëpyteje shumë gjëra, por tani besoj se feja është shumë e rëndësishme”, shkroi Zuckerberg. Ndryshimi i boshtit nga themeluesi i Facebook ndodh në vitin kur ai takoi Papa Françeskun, shkruan “Panorama”. Ndërsa më parë, ai ka postuar dhe foto duke u lutur si budist. Bashkëshortja e tij praktikon këtë fe. Postimi i tij shkaktoi debat të madh dhe arriti deri në mbi 28 mijë komente.