lefuture

Poni tenton të fshehë ditëlindjen por mikesha e saj e nxjerr “zbuluar”

we_1479742523-3191310

E kemi thënë edhe herë të tjera, këngëtarja Poni është ndër personazhet më të rezervuar të showbiz-it shqiptar. Ajo flet pak për të mos thënë aspak për jetën e saj private. Artistes nga Vlora nuk i pëlqen shumë protagonizmi dhe po ashtu postimet në rrjetet sociale i ka të rralla. Por kësaj here Poni nuk i ka rezistuar tundimit për të ndarë me të gjithë një dhuratë të veçantë, që ka zbuluar njëherësh edhe ditëlindjen e saj. Mikja e ngushtë e Ponit, sportistja seksi Dorina Mema, i ka bërë një kuti me lule e perla shumë të veçantë. E mallëngjyer nga ky dedikim Poni shkruan disa fjalë zemre për mikeshën: “Festoj gjithmonë në heshtje dhe pa zhurmë! Po pse të lë Dorina Mema? “Je akrep” tha, “e di unë në një nga këto ditë e ke ditëlindjen e kam frikë se më ikën në USA pa të uruar!” Kjo je ti, unike, e rrallë, pozitive , besnike! Të kam shumë xhan o grua e bukur dhe e fortë! Lum kush të njeh nga afër dhe të ka afër ty! Ti je gur i çmuar dhe shtyllë e fortë për njerëzit që do”.

 

A video posted by Poni Official (@poni_officiel) on

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password