Në ditët e sotme nuk përbën lajm fakti se kush ka një llogari në Instagram, por kush nuk e ka një të tillë. Tundimit për të patur një llogari në këtë rrjet social duket se nuk i ka rezistuar edhe këngëtarja e muzikës folk, Poni e cila ka hapur së fundmi një profil personal, duke postuar foto e video nga karriera dhe përditshmëria e saj. Poni ka sqaruar se i’u detyrohej fansave të saj andaj ka vendosur të jetë prezente në këtë rrjet social.