Poezia që preku zemrat e të gjithëve / I ati i Ergit njofton lajmin e hidhur

page-150

Ergi Dini ishte një këngëtar i ri, i talentuar, djali i Dashamir Dinit, punonjës në TVSH dhe poet. Ai njoftoi ditën e sotme lajmin e hidhur që dëshpëroi të afërmit e tyre dhe të gjithë shqiptarët. Por ajo që të lë pa fjalë është poezia që Dashamiri kishte shkruar një ditë para vdekjes së të birit, sikur zemra t’ja ndjente këtë fatkeqësi.

“Ju njoftojmë se mbrëmë si rrjedhojë e një aksidenti fatal. U nda nga jeta, djali jone
Ergi Dini. Varrimi bëhet ne ora 15.30. Familja e Dashamir Dinit, Shkodër”, shkruan
i ati, Dashamiri.

ÇAST I KEQ
Vdekja
më vështron
me sytë tuaj…
Retë dhe pulbardhat
digjen nga perëndimi.
Mbi buzët tuaja
prej lamtumire,
më pret puthja e fundit.
Hëh!
Trendafilat prej gjaku
të urrejtjes,
do thahen
në parvazin e horizontit.
Unë pres
i veshur
me smokingun e zi te muzgut,
të takoj ditën tjetër..

 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password