Fiori Dardha dhe partneri i saj Donard Hasani, i kanë thënë “PO” njëri-tjetrit në një ceremoni shumë të veçantë që po mbahet aktualisht në një prej hoteleve më të famshme të Tiranës. “RevistaWho.Com” zbulon imazhet e para përmes fotografive dhe videove të dërguara nga salla ku janë mbledhur sot shumë të famshëm, për të gëzuar në ditën më të rëndësishme në jetën e mikeshës së tyre, Fiori Dardha. Siç shihet edhe nga video, Fiori është shoqëruar gjatë gjithë kohës nga dy meshkujt e jetës së saj, partneri i jetës dhe djali i tyre tashmë 5-vjeçare, Abeli. / revistawho.com