Edhe fare pak orë na ndajnë nga ceremonia e madhe me më shumë se 400 të ftuar që do të mbahet sot në Pallatin e Brigadave për të kurorëzuar dashurinë mes Xhensilës dhe Besit, të cilët duket se e kanë marrë me sportivitet gjithë këtë ditë. Pas fotos së Xhensilës që bëri xhiron e rrjetit, tani e ka radhën Besi të tregojë detaje nga përgatitjet dhe ja tek vjen kjo foto ku dhëndri më i ri i ekranit shqiptar shfaqet duke e hekurosur vetë këmishën. “Po i jap një hekur këmishës një herë”, – shkruan Besi teksa etiketon në postim bashkëshorten e tij, këngëtaren Xhensila Myrtezaj…
Ndërkohë, Besi ka publikuar në kohë reale foton e tij me Ijen, që do të hapë dasmën.