close
Breaking NewsLajme

Plas sherri në “Top Show”, opinionistët debat të fortë me këngëtarët (VIDEO)

BeFunky Collage

Anxhela Peristeri dhe Aurel Thëllimi kanë qenë të ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Show Magazine” për promovimin e këngës “Qesh”. Dhe gjatë bisedës në studio ka nisur debati mbi cilësinë e klipit të ri. Ervin Kurti, i ulur në kolltukun e opinionistit u shpreh se klipi nuk është në nivelin e dy këngëtarëve dhe se duhet të ishte më profesional. “Kënga të them të drejtën më duket pak vulgare, mënyra e këngës, interpretimi, teksti, janë pak të viteve 99′-2000”, – tha Kurti teksa Anxhela ja kthen direkt se gjërat e bukura në jetë janë ato të thjeshta dhe kjo është muzikë qytetare shqiptare. Debati është thelluar edhe më kur në krah të kolegut Kurti ka dalë Albana Osmani, për të cilën kënga “Qesh” ka pak ritme tallavaje. Aurel Thëllimi është mbrojtur duke thënë se aty ka instrumente shqiptare, madje ai ka ftuar orkestrën të ndërhyjë dhe ka qenë Genti Rrushi ai që i ka vënë pikën ‘sherrit’ të nisur duke thënë se kënga ka ritme ballkanike. / revistawho.com

Tags : Albana OsmaniAnxhela PeristeriAurel ThellimiErvin KurtiTop Show
loading...