lefuture

Planet në TV / Amarda Toska: Shpërngulemi në vilën luksoze… Joeli i ngjan Ermalit, jam e lumtur që s’më ngjan mua

12697408_986486504719728_7813638559780603760_o

Moderatorja dhe sipërmarrësja Amarda Toska, ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” për të folur rreth projekteve të saj të fundit lidhur me biznesin dhe revistën vjetore “Ami Event”. Është viti i 6 që kjo revistë del në treg, në të cilin përmblidhen eventet më të mira të vitit, tendencat e fundit lidhur me dekorimin e ambienteve dhe modelet e fundit të fustaneve të nusërisë.

“Kjo revistë shitet, por nuk prodhohet për qëllime fitimi në biznes, është një projekt për të plotësuar më shumë imazhin e Ami Event”, – është shprehur Ami.

Seti fotografik për revistën u realizua më ambientet e brendshme të qendrës rezidenciale “Rolling Hills” në bashkëpunim me fotografin e talentuar Endrit Mërtiri. Gjatë rrëfimit, Ami pohoi se ata kanë blerë një vilë në këtë rezidencë vilash dhe për më pak se një javë ata do shpërngulen të jetojnë aty. “Nuk kam pse ta mohoj, do të jetojmë në këtë rezidencë luksoze, falë fryteve që kemi vjelë duke punuar shumë të dy, jo vetëm në biznes, por edhe në televizion”.

Gjatë bisedës në studio, nuk mund të anashkalohej dhe marrëdhënia e saj me djalin, Joelin, tashmë 3-vjeçar. “Joeli i ngjan shumë Ermalit, ka tipin dhe karakterin e tij të fortë. Ka marrë edhe humorin nga Ermali dhe jam shumë e lumtur për këtë… Nuk do doja të më ngjante mua, sepse unë jam më e tërhequr, në ndryshim nga Ermali. Ai është djalë dhe duhet të jetë i zoti t’i përballojë sfidat e jetës”, – shton më tej Ami.

Përsa i përket projekteve dhe angazhimeve në vazhdim, Ami rrëfeu se do të vazhdojë të moderojë “Dancing With The Stars”, një projekt shumë i dashur për të dhe në fillim të vitit 2017-të starton dhe emisioni “Lufta e Nuseve”. E bukura Ami tha se ndihet shumë e plotësuar nga ana profesionale dhe se ata po mendojmë edhe shtimin në numër brenda familjes. “Ka qenë gjithmonë në planet tona, por kjo mbetet në dorën e Zotit”, – përfundoi Ami.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password