Viti 2017 ka vetëm dy muaj që ka filluar dhe tendencat dhe ngjyrat e flokëve kanë filluar të shfaqen që tani. Vetëm dy ditë më parë u zbulua se ngjyra e flokëve në modë është “Blorange” ndërsa tani modeli që do jetë shumë në modë këtë vit është “Pixie”. Me flokë të shkurtra dhe paska të shkatërruar do jeni shumë “in” këtë vit. Emri i modelit vjen nga modelja angleze Pixie Geldof. Këtë model kanë preferuar edhe aktore si Anne Hathaway, Halle Berry, Jennifer Lawrence, Miley Cyrus etj./revistawho.com