close
Breaking NewsLajme

Pique rrëfen lidhjen me Shakirën: Ja si e bëra për vete, pas një bisede të gjatë në të ftohtë…

2104662

Pique dhe Shakira janë një ndër çiftet më të njohura në botë , por pak dimë për mënyrën se si u lidhën së bashku. Në programin e TV3, “Fora Seria”, lojtari i Barcelonës, Gerard Pique, ka shpjeguar se si u takua me partneren e tij aktuale. “Kur ne ishim duke u përgatitur për Botërorin e Afrikës së Jugut, ajo erdhi në vendin afrikan, për shkak se do të merrte pjesë në ceremoninë e hapjes. Ndërkohë, ia kisha marrë numrin e telefonit në Madrid. E pyeta se çfarë moti është në Afrikën e Jugut, ku do të luhej Botërori, duke i thënë se ne do të vijmë katër ditë më vonë”, tregon fillimisht mbrojtësi katalanas. Më pas Pique ka shpjeguar edhe bisedat e para që pati me këngëtaren e njohur dhe për planet e së ardhmes. “Bëra një bisedë të gjatë në kohë, të ftohtë…, dhe e lamë për t’u takuar në finale, duke mos e ditur nëse do të luaja deri në këtë pikë të garës. Për herë të dytë, kur e pashë, ishte në finalen e Kupës së Botës, kur ajo këndoi përsëri dhe ne kemi fituar, shkruan “orainfo”. Nuk ka plane martese pasi gjithçka po shkon mirë, falë edhe djemve që kemi bashkarisht. Martesa është një vendim i rëndësishëm dhe do ta marrin me qetësi, duke e ditur se ajo është gruaja e jetës sime”, u shpreh Pique për mediat spanjolle.

Tags : historiapiqueshakira
loading...