Një burrë amerikan, banues në Minnesota, ka jetuar për gati një vit duke fshehur në shtëpi trupat e pajetë të të ëmës dhe vëllait binjak. Ai pranoi se nuk kishte forcë të njoftonte autoritetet për vdekjen e tyre.
Robert James Kuefler, 60 vjeç tregoi se pësoi traumë nga humba e njerëzve të dashur. Dale Hager, shefi i policisë në zonë, tha se dy personat kishin vdekur për shkaqe natyrale.
Robert Kuefler dëshmoi se e ëma Evelyn Kuefler 94 vjeçe vdiq në gusht të vitit 2015. Ndërsa i vëllai Richard disa muaj më herët. Policia i zbuloi trupat në shtator të vitit 2016. Përmes hetimeve u zbulua se trupi i gruas ishte në një stad të avancuar dekompozimi ndërsa trupi i të vëllait ishte mumifikuar./ revistawho.com