Kohët e fundit, Dua Lipën dhe të dashurin e saj, Isaac Carew i kemi parë të pandarë nga njëri-tjetri. Në çdo dalje publike ata janë shfaqur të kuruar në detaje dhe për këtë arsye revista e njohur britanike, ‘British GQ’, i ka listuar tek çiftet e veshur më bukur.
Duke qenë se është një revistë për meshkuj, për herë të parë ‘British GQ’ ka nxjerrë edhe listën e çifteve të veshur më bukur për 2019-n. Në këtë listë përfshihen edhe emrat më të njohur në mbarë botën si: Michelle dhe Barack Obama, Blake Lively dhe Ryan Renolds, Beyonce dhe Jay-Z. Dua dhe Isaac renditen në vendin e 6-të dhe për ta shkruhet se janë një ndër çiftet më seksi dhe me stil shumë modern.
Po ju jeni dakord me këtë vlerësim të revistës britanike? /revistawho.com