• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Përkrah artisteve të njohura, Dua Lipa renditet ndër këngëtaret më të preferuara në Britani

Gjatë këtij viti shumë vajza dhe gra të industrisë së muzikës u bënë bashkë për të vënë më shumë në dukje pabarazinë gjinore. Madje në listat e muzikës në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit është vënë re një diferencë shumë e vogël mes artisteve femra dhe atyre meshkuj. Kjo vjen falë suksesit të padiskutueshëm të një sërë këngëtaresh si Dua Lipa, Cardi B apo Jess Glyne që kanë qëndruar për një kohë të gjatë në krye të listave. Vitin e kaluar artistet femra zinin 39% të listës muzikore në Britani, ndërsa këtë vit 49%. Cardi B zë vendin e parë në listë, ndërsa në vendin e dytë është këngëtarja shqiptare Dua Lipa, e cila ka qëndruar për 67 javë në krye të listës me 40 këngët e preferuara. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE