lefuture

Përgatituni, shumë shpejt do të paguani për të kaluar në Rrugën e Kombit

rruga-1

Duke filluar që nga muaji shkurt i vitit të ardhshëm, do të jeni të detyruar të paguani një tarifë monetare nëse keni plan të udhëtoni në Rrugën e Kombit. Ministria e Transportit dhe kompania fituese e tenderit koncesionar për Rrugën e Kombit duhet të lidhin marrëveshjen brenda 65 ditëve, duke i hapur rrugë vendosjes së pagesës prej rreth 5 eurosh.

NJOFTIMI

Agjencia e Prokurimit Publik zhbllokoi dje koncesionin për Rrugën e Kombit, ku makinat e vogla do të tariforen me 5 euro. Në një njoftonim të publikuar në buletinin e radhës, APP i kërkon konsorciumit “Catalyst” që brenda 60 ditëve duhet të ekzekutohet marrëveshja e koncesionit, çka për qytetarët do të thotë se rruga do të bëhet me pagesë. Sipas njoftimit, “Catalyst” brenda 7 ditëve duhet të dorëzojë në Ministrinë e Transportit, pranimin e njoftimit të ofertuesit të zgjedhur, duke rënë dakord të pajtohet me kushtet e përcaktuara dhe të ekzekutojë marrëveshjen e koncesionit. Nëse “Catalyst” refuzon koncesionin brenda 30 ditëve nga data e djeshme, duhet të paguajë tarifën 20,000 euro. Më 30 maj 2016, Komisioni i Vlerësimit të ofertave në Ministrinë e Transportit hapi ofertat për dhënien me koncesion të Rrugës së Kombit. Ofertuesit ishin “Catalyst” në pjesë të së cilës ishin kompanitë shqiptare, “Salillari” e “Kastrati” dhe kompania turke “Vendeka”. Më 29 gusht Komisioni i Prokurimit Publik vendosi të skualifikojë konsorciumin vendeta dhe të parakualifikojë “Catalyst” si dhe ta përcaktojë atë si ofertuesin e preferuar. Duke ju referuar kësaj procedure, Ministria e Transportit njoftoi konsorciumin “Catalyst” se oferta në lidhje me koncesionin e Rrugës së Kombit është pranuar. Pasi të saktësohen të gjitha këto detaje, palët do të vazhdojnë me nënshkrimin e kontratës, e cila i kalon koncesionin 35-vjeçar për mirëmbajtjen e rrugës, konsorciumit të përbërë nga “Kastrati” dhe “Salillari”. Tenderi për dhënien me koncesion të mirëmbajtjes për rrugën Durrës-Kukës u zhvillua në verën e këtij viti. Fillimisht, Ministria e Transporteve shpalli fitues një konsorcium të përbërë nga disa kompani turke, por ky vendim u përmbys nga Komisioni i Prokurimeve, i cili shpall fitues bashkimin e shoqërive shqiptare “Kastrati” dhe “Salillari”.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password