lefuture

PERFUNDON NE POLICI/ Fiksohet pas tij, 27-vjeçarja nga Tirana përndjek burrin 12 vjet më të madh

stalkers-350

Zakonisht në lajme raportojmë për përndjekje, abuzime e kërcënime që meshkujt i bëjnë femrave. Por në këtë rast në kryeqytet ka ndodhur e kundërta. Një 27-vjeçare nga Tirana ka përndjekur për disa kohë një burrë madje edhe e ka kërcënuar 39-vjeçarin me inicialet R.D. Burimet nga Policia e Tiranës thanë për “Panorama” se gruaja 12 vjet më e vogël, i dërgonte vazhdimisht SMS në telefon burri që e përndiqte, duke u kthyer në makth për 39- vjeçarin po nga Tirana. Duket se vajzës i kishte rënë keq në kokë për këtë person dhe teksa pa se nuk po ia arrinte qëllimit, për të krijuar lidhje me të, e ka kërcënuar 39-vjeçarin edhe me SMS edhe në rrugë. Por deri këtu historinë e dinin vetëm ata të dy, deri sa një ditë të bukur, 27-vjeçarja me inicialet Sh.L, është paraqitur në Komisariatin numër 1 për të bërë kallëzim duke pretenduar se ishte ajo e dëmtuara dhe sikur 39-vjeçari e kishte përndjekur dhe kërcënuar. Padia e saj është rrëzuar pasi Policia arriti të zbulonte mashtrimin e vajzës duke e arrestuar, shkruan “Panorama”. SH.L do të akuzohet për përndjekje, por edhe për kallëzim të rremë.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password