• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Përfundojnë xhirimet e filmit hollivudian, Bleona Qereti publikon sekuenca të tij

Nëpërmjet një fotografie të publikuar në vitin 2017-të, Bleona Qereti njoftoi fansat e saj se ishte përzgjedhur për të qenë pjesë e një filmi në “Hollywood”.

Xhirimet e tij me sa duket kanë përfunduar dhe ai është duke u shfaqur në kinema. Filmi mban titullin “211” dhe i përket kategorisë dramë-thriller ku në qendër të vëmendjes ka oficerin Mike Chandler dhe një civile të re, që gjenden të papërgatitur kur fati i vendos në një situatë të grabitjes së një banke.

Ndërsa Bleona luan rolin e Christine, e cila duket se është një kliente, që po shijon kohën e kaluar në një lokal me miqtë e saj. E veshur me një kostum të bardhë, këngëtarja nis të thërrasë kur një grup njerëzish të maskuar dhe të armatosur, hapin zjarr brenda lokalit.

Ky do të jetë një hap mjaft i rëndësishëm në karrierën e këngëtares e cila prej vitesh është duke punuar përtej oqeanit./revistawho.com