• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Për herë të parë pas tre dekadash ‘Oscars’ mbetet sërish pa prezantues

Eventi më i madh i industrisë së filmit në ‘Hollywood’, ‘Oscars’, këtë vit gjendet në një situatë të pazakontë. Për herë të parë pas tre dekadash, nuk do të ketë një prezantues. Burime të shumta kanë konfirmuar këtë lajm ekskluzivisht për ‘Us Weekly’ dhe historia po përsëritet sërish pas marsit të 1989. Komediani i njohur, Kevin Hart, u caktua si prezantuesi i spektaklit, por ai hoqi dorë pasi deklaratat e tij homofobike të 2009-2010 u rishfaqën. Në një status në ‘Twitter’ Kevin u shpreh se nuk do të jetë pjesë e ‘Oscars’, sepse nuk dëshiron që vëmendja të largohet nga artistët dhe të drejtohet nga ai. Madje ai kërkoi dhe falje ndaj të gjithë personave që mund të jenë prekur ndaj fjalëve të tij. Këtë vit ‘Oscars’ do të mbahen në 24 shkurt dhe duket se çdo gjë do të jetë shumë ndryshe. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE