• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Lajme

Për herë të parë në ‘Klan’, Alban Dudushi tregon si e ka përjetuar lindjen e dy fëmijëve të tij

Alban Dudushi ka pasur fatin që të ketë dy bekime shumë të mëdha në jetën e tij. Njëherë me vajzën, Joelle dhe më pas me vogëlushin, Kroi Art. Albani ka treguar herë pas here se fëmijët e tij kanë një lidhje shumë të ngushtë me njëri-tjetrin, pavarësisht se kanë ardhur në jetë në kohëra të ndryshme. Ditën e sotme, moderatori i njohur, u shfaq për herë të parë në televizionin ‘Klan’ si i ftuar në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’. Prej pyetjeve të fëmijëve, Dudushi ka treguar për herë të parë se si është ndjerë në lindjet e dy fëmijëve të tij.

Ai ka thënë se kur është bërë baba për herë të parë ka ngelur i befasuar dhe shumë i emocionuar. “Më mori Halim Kosova në telefon pas 20 minutash dhe më tha: “Foli, foli pak”. Dhe unë dëgjojë në celular një të qarë bebi, nuk e prisja që do ndodhte aq shpejt që do lindte vajza dhe mbeta i befasuar dhe nuk kisha fjalë për të thënë edhe mu mbushën edhe pak sytë me lot. Ishte me të vërtetë një gëzim i madh. Telefonata më e ëmbël e jetës sime”, – ka thënë Albani.

Ndërsa për lindjen e djalit, ai ka thënë se pavarësisht se mendonte se do të kishte më shumë eksperiencë, në fakt i është dukur sikur gjithçka kishte nisur nga e para. “E bukura është që fëmijët e mi mezi kanë pritur të vijnë në jetë, sepse të dy kanë lindur shumë shpejt, nuk i kanë bërë shumë të vuajnë mamatë e tyre. Edhe me djalin kisha këtë tensionin, kujtoja se i mbaja mend gjërat nga hera e parë, kishin kaluar 13 vjet nga lindja e vajzës, por dukej sikur ishte prap për herë të parë. Ishte një lumturi e jashtëzakonshme, një ankth i jashtëzakonshëm deri në momentin që e pash dhe u futa në sallë që e pash të sapolindur”, – ka treguar ai. /revistawho.com

 

CLOSE
CLOSE