• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Pavarësisht sezonit të dasmave, Marçela Lati gjen kohë për disa ditë pushime me fëmijët

Marçela Lati dhe Armand Peza kanë krijuar një nga agjencitë më të mëdha të organizmit të dasmave në vend, ‘Geraldina Sposa’. Në çdo kohë të vitit ata duhet të qëndrojnë në krye të punës, për të organizuar çdo gjë me detaje. Megjithatë për ta vera është sezoni më i ngarkuar, duke qenë se pjesa më e madhe e zgjedhin si kohën e duhur për t’u martuar. Pavarësisht se organizimi i dasmave kërkon impenjim të madh, duket se Marçela ka gjetur mundësinë të shkëputet për pak nga puna dhe për të shijuar disa ditë pushimi së bashku me fëmijët.

Nga fotografitë e publikuara në ‘Instagram’ Marçela duket shumë e kënaqur dhe e lumtur që fëmijët kanë pasur mundësinë të provojnë dhe eksperienca të veçanta. Joni dhe Kaltra së bashku me disa zhytës profesionistë janë zhytur në thellësitë e detit e Jonit për të eksploruar botën nën ujore.

Me siguri këto ditë do t’i shërbejnë Marçelës për të nisur sërish punën me energji të reja dhe ide akoma dhe më kreative. /revistawho.com