Pasuria 100 milionëshe e George Michael, ja kush janë trashëgimtarët

image

Pasuria 100 milion funta e George Michael do të shkojë të kumbarët e tij. Shokët e tij të famshëm do të mund të fitojnë dhjetëra miliona secili pasi ai vdiq pa trashëgimtarë. Megaylli i popit vdiq nga sulmi në zemër në ditën e krishtlindjeve në shtëpinë e tij.

Pavarësisht shumë donacioneve të tij humanitare gjatë jetës, pasuria e tij e patundshme vlerësohet me miliona funta.

Fëmijët e shokëve të tij, për të cilët ai ishte kumbar, pritet që të fitojnë miliona dollarë.

Michael është kumbar i Roman dhe Harley Moon Kemp, fëmija i basistit Martin Kemp, i cili lajmëroi për vdekjen e shokut të tij, dje.

Ylli i The Wham Geri Horner po ashtu do të përfitojë pasuri nga George me bijën e tij Bluebell, e cila ishte nun i vajzës së Keny Goss që ishte po ashtu edhe ish i dashur i George.

Motrat e mëdha të Michael, Melanie dhe Yioda, i dashuri i tij Fadi Fawaz dhe kushëriri i tij me dy fëmijët Andros, që po ashtu këngëtari ishte kumbar dhe nun i tyre do të marrin pasuri nga ai.

Nga trashëgimia e yllit do të fitojnë edhe një numër i organizatave humanitare si Childline, Terrence Higgins Trust dhe Macmillan Cancer Support – që do të marrin edhe shumën më të madhe.

 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password