lefuture

Pastori rrëfen dhimbjen për humbjen Dr.Florit: Blerina na çon video ku djali të kërkon ty…

asass_1479389579-5141396

Sot bëhen 2 vjet nga ndarja nga jeta e kantautorit Floran Kondi. Njerëzit e tij më të dashur, që sigurisht nuk e kanë harruar për asnjë çast, në këtë ditë kanë shprehur gjithë mallin dhe dashurinë për të. Ndër ta edhe miku i tij i ngushtë, pastori Fitor Muça ka bërë një dedikim të gjatë e shumë prekës, që tregon shumë për Florin dhe për shpirtin e tij prej artisti.

STATUSI I PLOTE:

Flor, si sot një vit më parë ti ike…

Ike duke lënë pas dhimbjen që na kaploi të gjithëve. Dhimbjen e notave të muzikës që nuk do t’i sillje më bashkë për kënget e tua, dhimbjen e gërmave që nuk do të bashkoheshin për tekstet ku i flisje çdo personi.

Ike, duke marrë me vete rebelin dhe të mirin, të gëzuarin dhe zemërthyerin…ike…dhe boshllëku që le pas ka mbetur aty, i paprekur sepse askush nuk mund ta mbushë sadopak.

Në Tiranë mungon silueta jote fizike, por brenda saj endet silueta e këngëve të tua, e shpirtit tënd. Kënga jote “Love can” (Dashuria mund) na kujton forcën e dashurisë dhe na ndjek nga pas si për të na kujtuar se ti Floro ishe njeriu që i deshe të gjithë…e megjithatë…ti ike…Na mungon prania jote në kishë, na mungon inkurajimi yt, por e dimë se ku je, e dimë edhe adresën tënde dhe një ditë do te shihemi sërish. Dhe …do të na tregosh se pse ike…

Ikja jote trishtoi shumë, shumë vetë. Nuk po flas për Blerinën e Kaltrinën, Danieli s’kuptoi asgjë se ishte i vogël, nuk po flas as për prindërit e tu, as për Albanin, sepse kush mund të matet me dhimbjen e tyre, por po flas për ne, miqtë e tu, fansat e tu, po flas për veten, që të takuam në rrugët e jetës, por që na fole fort me jetën tënde, me artin tënd, me njeriun që ishte brenda teje, me burrin e madh dhe burrin fëmijë.

Flor, po i bie shkurt, sepse ti i kishe bezdi shkrimet e gjata. Na ka marrë shumë malli për ty, për humorin tënd, kënget e tua, miqësinë tende. Danieli është rritur dhe Blerina na çon video ku ai të kërkon ty. Nuk di shumë fjalë, por di të thotë: “Ba ..ba..ba..ba”. Danieli që ti e prisje me aq dëshirë se ishte dhuratë prej së Larti. Është rritur. Por Floro, një ditë, Danieli do të mësojë të vërtetën e babit të tij lidhur me të, se sa shumë e deshi që nga dita që mesoi se ky fëmijë do të vinte në jetë, dhe se sa fort e mbrojti që nga ajo ditë. Nje ditë Danieli do ta mësojë se babi i tij, Dr Flori, është heroi i tij dhe jo vetëm i tij, por në një farë mënyre heroi i secilit prej nesh.

Flor, kurrë s’kisha arritur të kuptoja se përse i mbaje gjithmonë zgjidhur lidhset e atleteve, por tani e kam të qartë arsyen, ti miku im ishe gjithmonë gati për t’u nisur dhe s’kishe kohë për t’u marrë me to, edhe pse askush nuk kishte menduar se do të niseshe aq herët, aq papritur, aq çuditshëm, sërish ti e njihje shtegun që besimi në Zotin të vendosi, Shtegun e Jetës, ndaj…ti…ike…

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password