• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Pasi u përfol për lidhjen me miliarderin nga Teherani, Morena Taraku përfundon në spital

Këngëtarja dhe modelja Morena Taraku duket se nuk po kalon momente fort të mira pasi ditën e djeshme është shtruar në spital. Ka qenë vetë Morena e cila ka postuar në “Instagram” një foto të saj nga ambientet e një spitali në Turqi, ku shihet qartë krahu i saj dhe injeksionet që ka bërë.

Këngëtarja nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me gjendjen e saj shëndetësore apo arsyen për të cilën ka shkuar në spital.

Vetëm disa ditë më parë Taraku është përfolur për lidhjen e saj të dashurisë me miliarderin nga Tehereani, Sasha Sobhani emrin e të cilit bukuroshja e ka bërë tatuazh. Kujtojmë se edhe Sasha ka publikuar në rrjetet sociale pamje ndërkohë që është duke përjetësuar emrin e Morenës në trupin e tij nëpërmjet një tatuazhi./revistawho.com

CLOSE
CLOSE