• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pasi u bë baba, Veliaj zbulon detaje nga emri i djalit

Ditën e djeshme, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa u bënë prindër për herë të parë. Kryetari i Bashkisë dhe partnerja e tij u bekuan me një djalë. Sot në kryeqytet po zhvillohet maratona e Tiranës dhe sigurisht që hapjen e saj e bëri Veliaj. Përveçse u uroi suksese të gjithë pjesëmarrësve, ai nuk ngurroi të fliste për vogëlushin e sapoardhur në jetë. Veliaj tha se këtë vit nuk mund të merrte pjesë në maratonë, sepse i duhet të vrapojë drejt maternitetit për tek Ajola dhe djali. Pavarësisht se ende nuk kanë vendosur emrin e të voglit, Kryetari i Bashkisë zbuloi disa detaje. “Këtë do ta them pas pak se dua të konsultohem edhe me mamanë e djalit. E sigurt që do të jetë një emër shqiptar edhe pak tirons”, – ka thënë Veliaj. Si Kryetar i Bashkisë së Tiranës nuk kishte se si emri i djalit të tij të mos mbante brenda një detaj nga kryeqyteti. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE