• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Pas vdekjes, vajza e Dritëro Agollit shkruan poezi për të: Nuk je më fizikisht, por të ndjej, të lexoj, të kam të gjallë

Para pak ditësh u nda nga jeta një nga shkrimtarët më të njohur, i cili la një pasuri të madhe në letërsinë shqiptare, bëhet fjalë për Dritëro Agollin. Vajza e tij Elona Agolli shkruan fjalë shumë të ndjera ku shpreh adhurimin, dashurinë dhe mallin që do të ndjejë për babain mendjendritur. Më poshtë mund të lexoni vargjet që ajo thurri për të./revistawho.com

“Ati im Dritëro,

Ke shkruar aq shumë poezi për vdekjen, duke dashur të sfidoje ankthin prej saj. E mallkuara të mposhti; të mposhti fizikisht e përkohësisht.

Dritëroi po fle, dhe në ëndrrat e gjithkujt do shfaqet përherë si bardi Dritëro që kurrë vdekje nuk ka.

Ati im, nuk më ndodhesh pranë fizikisht , unë nuk të ledhatoj dot flokët e bardha e të bukura tanimë, unë nuk këmbej dot mendime dhe ide  të mençura , por unë të lexoj, të ndjej, të kam të gjallë.

Më thoje dikur që “e di ti si thotë një i ditur? Sa më larg distancohesh nga ndërtesat e larta, aq më të larta duken.”

Dhe ti Ati im je si ai monument i lartë që përherë do na shëmbëllesh edhe më i lartë.

Nuk është e lehtë për mua, vajzën, që përballë dashurisë së pakufi e pa kushte për Atin, të pranojë ligjet e natyrës e faktin që jeta është proces.

 

“Mos vdis në dhomën e heshtur i shtrirë,

Është turp kaq shpejt të rrish e të vdesësh

Ne ëndërronim një vdekje pak më të mirê

Duke vdekur fytyrat tona t’i shihnim ne pikën e vesës.”Gjëmon zëri i poetit, në “Ëndêrr e prerë”.

Ati im i shenjtë Dritëro lamtumirë.”

 

 

CLOSE
CLOSE