Pas rrëmbimit të Kim-it, familja Kardashian grabitet… përsëri


Kanë kaluar më pak se katër muaj nga rrëmbimi i Kim Kardashian në Paris dhe familja Kardashian është vënë nën shënjestër përsëri. Këtë herë grabitja ka ndodhur në butikun e tyre “DASH”, i cili është i Kim-it, Khloe-s dhe Kourtney-t. Grabitja ka ndodhur të hënën, pak orë pasi personat e dyshuar për rrëmbimin e Kim-it u arrestuan. Sipas burimeve një grua hyri në butik dhe vodhi veshje me vlerë 1,600$. Ajo u largua me një makinë ngjyrë të artë. Policët po kërkojnë gruan, por akoma nuk e kanë gjetur. Kjo nuk është hera e parë që butiku i tyre vihet nën shënjestër sepse në qershor të vitit që kaloi dikush u mundua t’i vinte flakën, por zjarrfikësit arritën në kohë./revistawho.com

 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password