• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme, Who Serial

Pas ndërhyrjeve të shumta estetike ‘Sulltanesha Hyrrem’ merr vendimin e papritur

Pak kohë më parë aktorja e njohur për publikun shqiptar në rolin e ‘Sulltaneshës Hyrrem’ habiti të gjithë fansat me pamjen e saj të re. Meyrem Uzerli u shfaq e transformuar, me buzë të fryra e botox në çdo pjesë të fytyrës. Fansat nuk e kanë pritur mirë këtë ndryshim dhe filluan ta ofendonin nëpër komentet e fotove të publikuara.

Duket se këto fjalë nuk i kanë pëlqyer aktores dhe është bërë e vetëdijshme se ky ndryshim nuk është i bukur. Mediat turke raportojnë se Meyrem do të takohet këto ditë me një mjek i cili do i bëjë operacione të tjera për ta kthyer në gjendjen e mëparshme. Duhet të pranojmë se ‘Hyrrem’ para ndërhyrjeve estetike dukej mjaft e bukur.