Në fillim të gushtit në media bëri bujë lajmi i ndarjes së Kourtney Kardashian nga ish i dashuri, Younes Bendjima. Arsye e ndarjes mendohet se u bë një foto me bikini që Kourtney publikoi në ‘Instagram’.
Por nuk ka kaluar shumë kohë dhe ylli Kardashian duket se e ka gjetur zëvendësuesin. Bëhet fjalë për modelin Luka Sabbat, i cili prej kohësh është parë në shoqërinë e Kourtney. Mediat e huaja raportojnë se modeli ishte i pranishëm në ditëlindjen e Kylie Jenner dhe në festën e ‘Ditës së Punës të Kardashianëve’. Të jetë Luka dhëndri i ri në familjen Kardashian?/revistawho.com