• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Pas ndarjes nga Angelina Jolie, Brad Pitt bën deklaratën emocionuese: Unë humba thesarin tim

Pasi i dha fund martesës 11-vjeçare me Angelina Jolie, Brad Pitt duket se ka një brengë në zemrën e tij, që nuk diti ta mbajë atë që ai tani e quan thesarin e tij. Në një fjalim të mbajtur ai dha disa këshilla mbi martesën ku ndër të tjera tha: “Natyrisht, unë nuk jam një ekspert në marrëdhënie. Unë do të kisha bërë ndryshe… Pas humbjes së një gruaje që e desha dhe martesës gati 11-vjeçare, këto janë këshillat që unë do të doja të më kishin dhënë edhe mua:

Asnjëherë mos u ndalni!

Asnjëherë mos i ndaloni takimet, kurrë mos e merrni dashurinë e asaj gruaje për të mirëqenë. Kur i kërkove që ajo të martohej me ty, ti i premtove se do të ishte ajo njeriu që do ta mbante zemrën tënde dhe ta mbronte fort atë.

Ky është thesari më i rëndësishëm dhe i shenjtë që do t’ju jepet ndonjëherë. Ajo të zgjodhi ty. Kurrë mos e harro dhe kurrë mos u bëni dembelë në dashurinë tuaj.

Gjithmonë shih më të mirën tek ajo!

Përqendrohuni vetëm në atë që doni. Ajo në të cilën do të përqendroheni do të zgjerohet.

Nëse përqendroheni në ato gjëra që ju dëmtojnë, e gjitha ajo që ju do të shihni është një arsye për debat. Nëse përqendroheni në atë që doni, do të kontribuoni në dashurinë tuaj.

Përqendrohuni në pikën ku nuk mund të shihni më asgjë veç dashurisë dhe e dini pa dyshim se jeni njeriu më fatlum në tokë që e keni atë grua përkrah jush.

Nuk është puna juaj ta ndryshoni apo ta tjetërsoni atë!

Detyra jote është ta duash. Dhe nëse ajo ndryshon, dashuro atë që ajo bëhet, nëse kjo është ajo që i ke kërkuar.

Merrni përgjegjësi të plotë!

…Për emocionet tuaja: Nuk është punë e gruas suaj për t’ju bërë të lumtur dhe ajo nuk mund t’ju bëjë të pikëlluar. Ju jeni përgjegjës për gjetjen e lumturisë tuaj dhe nëpërmjet kësaj, gëzimi juaj do të kalojë në marrëdhënien tuaj dhe dashurinë tuaj.\revistawho.com