Të gjithë e dimë se tani është koha e kthimit mbrapsht të gjithçkaje. Një vajzë e cila zbuloi të dashurin e saj duke e tradhtuar, pas ndarjes nga ai merr një goditje edhe më të rëndë. Ai i kërkoi lekët e biletës që ia kishte blerë për të parë bashkë koncertin e Justin Bieber.
Në fakt çifti 17-vjeçar do të shkonte në këtë koncert të Bieber nëse djali nuk do ta tradhtonte vajzën, por mesa duke kjo gjë nuk paska qenë e shkruar.
Por ajo çfarë e bën akoma edhe më shumë interesante këtë histori është përgjigja perfekte që kjo vajzë i dha ish të dashurit të saj. Ndërkohë që ai ia kërkoi 80 euro që t’ia kthente mbrapsht kjo e fundit derdh në llogarinë e tij vetëm 1 qindarkë duke i thënë se nga nga 1 qindarkë do ia hedhë në llogari çdo ditë derisa të bëhen 80 euro./Mirror