Aktorja dhe këngëtarja Elia Zaharia ka bërë një postim në Instagram në të cilin shprehet për dasmën e saj me Princin Leka. “Shpresoj që kjo dasmë të mbesë në mendje dhe shpirt një kujtim i bukur për Shqipërinë dhe shqiptarët!”, – shkruan Elia krahas fotos së publikuar në rrjete sociale.