• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Pas dasmës, Afërdita Dreshaj pjesë e pasarelave në Miami

Vetëm pak javë më parë Afërdita Dreshaj kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me Jakub Kindl. Në një ceremoni të veçantë pranë detit dhe miqve më të afërt ata i thanë ‘Po’ njëri-tjetrit përgjithmonë. Pas martesës Afërdita dhe Jakub shijuan disa ditë pushimi si çift i sapomartuar në një nga vendet më të bukura, në Saint Lucia.

Megjithatë tashmë pas gjithë atyre ditëve intensive, duket se Afërdita dhe bashkëshorti i saj do të vazhdojnë angazhimet e jetës së përditshme dhe punën e tyre. Afërdita ka vendosur t’i rikthehet sërish pasarelave si një modele profesioniste. Ditën e djeshme ajo së bashku me miken e saj më të mirë Xhesika Berberi dhe kushërirën Tika Camaj, kanë qenë pjesë e një sfilate mode në Miami për rroba banje. Ashtu si të gjitha eksperiencat e mëparshme duket se dhe këtë herë Afërdita e ka shijuar jashtëzakonisht shumë.

@baesandbikinis #miamiswimweek #miamiswimweek2018

A post shared by Aferdita Dreshaj (@aferditadreshaj) on

Tani që ajo ka realizuar çdo gjë që ka ëndërruar me jetën private, është koha më e mirë për të realizuar planet në karrierë. Pse jo shumë shpejt mund ta dëgjojmë edhe duke kënduar duke qenë se në një intervistë të ‘revistawho.com’ Afërdita ka pranuar se këtë vit do të vazhdojë punën me muzikën dhe këngët. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE