• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Pas asaj çfarë ndodhi me fansin e fiksuar, Luana ka marrë këtë vendim (FOTO)

​Ngjarja e ndodhur mes Luana Vjollcës, të dashurit të saj Krenar Çoçaj dhe fansit të fiksuar Besmir Lila, ishte kryefjala e javës së kaluar. Moderatorja dhe këngëtarja u përndoq prej 8 muajsh nga Besmir Lila. Pas përplasjes me Çoçaj, Lila u arrestua dhe policia tha se ai ishte i armatosur. Madje menaxheri i Luanës tha se ajo nuk kishte pranuar asnjë nga dhuratat e tij. Mirëpo pas kësaj ngjarjeje Luana duket të ketë marrë një vendim. Bukuroshja e ekranit ka vendosur mos të postojë më në Instagram, ashtu siç bënte pak ditë më parë. Postimi i saj i fundit i përket datës 11 prill dhe duket se derisa gjendja të qetësohet nuk do shohim ndonjë postim nga Luana. Nga ana tjetër edhe Krenar Çoçaj ka fshirë shumë ndjekës në Instagram.