• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Lajme

Pas Alketa Vejsiut, një tjetër moderatore nis pushimet në Afrikë

Pak javë më parë Alketa Vejsiu ndau me të gjithë ndjekësit e saj në rrjete sociale një aventurë turistike të paharrueshme. Pushimet e saj të para për këtë verë, moderatorja e njohur zgjodhi t’i kalonte në kontinentin e largët, Afrikë. Bukuritë natyrore të pakrahasueshme me asnjë vend tjetër dhe varfëria e tejskajshme ishin dy elementët që tërhoqën më shumë vëmendjen e Vejsiut.

Por duket se ky vend nuk ka mahnitur vetëm Alketën, pasi një tjetër moderatore e njohur e ekranit ka zgjedhur të njëjtin destinacion. Liberta Spahiu, moderatorja simpatike e emisionit ‘Prive’ ka vendosur që këto ditë të nxehta t’i kalojë në brigjet afrikane, në Zanzibar.

Përveçse ka shijuar kaltërsinë e detit, Liberta ka kaluar disa momente shumë të këndshme me disa fëmijë të vegjël afrikanë. Nga fotografitë e publikuara në ‘Instagram’ ata të gjithë duken se janë fiksuar pas celularit të moderatores për të shkrepur disa fotografi. Megjithatë nuk kanë munguar dhe disa përqafime të ngrohta ndaj dhe Liberta krahas fotografive ka shkruar: “Prej kohësh të tillë dashurie nuk kam parë”. /revistawho.com