lefuture

Parashikimi i motit për ditën e sotme

mototitit_4

Kushtet e paqëndrueshem atmosferike do të mbeten prezent në vendin tonë dhe për pasojë vranësirat dhe shirat do të jenë dominuese, por intensiteti i tyre do të jetë i dobët. Herë pas here do të ketë intervale me kthjellime.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të vranësirave duke gjeneruar shira me intensitet mesatar dhe të ulët. Me të dendura shirat do të jenë në zonat veriore të vendit. Në zonat malore në lartesinë mbi 900 metra do të ketë reshje të pakta debore. Shirat me intensitet të lartë do të mbeten prezent gjatë natës.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë shumë ndryshim duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre konstante. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password