close
Breaking NewsLajme

Parashikimi i motit, e hënë 9 tetor 2017

auto_moti1491748302-2-1

Gjithë territori paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta, më të shpeshta në zonat qendrore dhe lindore. Pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat në vend, kryesisht në qendër dhe Jug të vendit duke rrezikuar nga shira të izoluar në zonat qendrore. Mbrëmja dhe orët e natës ri-kthejnë kushtet e kthjellimeve në të gjithë territorin shqiptar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten me 2- 3°C gjatë mëngjesit por vetëm një rritje të lehtë sjellin orët e mesditës. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi 37 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzimin 3 ballë.

loading...