• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Para martesës, Justin Bieber bën hapin e rëndësishëm

Disa ditë më parë më media qarkulluan lajme se Justin Bieber dhe e dashura e tij Hailey Baldwin u martuan në fshehtësi. Nuk zgjati shumë dhe këto fjalë i hodhi poshtë modelja nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’ ku tregonte se martesa nuk kishte ndodhur ende.

Por me veprimin që ka bërë Justin Bieber së fundmi kuptohet se dasma do të vijë shumë shpejt. Këngëtari me origjinë nga Otario ka aplikuar për të marrë nënshtetësinë Amerikane, veprim ky që i nevojitet për celebrimin në New York.

Burimet thonë se dasma e çiftit do të mbahet në kishë si fillim dhe më pas të ftuarit do të festojnë në super vilën 5 milionë dollarëshe që Justin bleu pak kohë më parë./revistawho.com