Paparazzi në Kuvend/ Deputetet e PD veshje me stil, ‘kaubojsi’ ngacmon ministren


Këpucë pink të kombinuara me xhaketë pink, por edhe buzëkuq pink. Dhe jo pink dosido, por nga ato të fortët që për t’i parë, duhet të vësh syze dielli. Pasataj kostum lëkure i zi, lëkure si rokere, e më pas kopsa të kuqe xhakete të kombinuara me çantë të kuqe. Nuk po komentojmë ndonjë sfilatë mode, por veshjet e deputeteve femra të Parlamentit shqiptar.

Vjeshta është stina kur ke mundësi të vishesh më bukur, nuk bën shumë ftohtë që të mbështillesh dhe të lësh mënjanë elegancën, por as shumë vapë që të mendosh për t’u veshur sa më komod. Vjeshta është shik, është si e këtyre zonjave në foto, që kanë çanta, këpucë dhe rroba “firmato”. Natyrisht do t’i vishnim edhe ne me kënaqësi, nëse do të kishim mundësi t’i blinim. Nuk kanë mbetur mbrapa në elegancë dhe sharm edhe zonjat socialiste dhe ato LSI-iste.

Kështu, Valentina Leskaj, nënkryetare e Parlamentit, ka filluar të përdorë pantallonat dhe ngjan me të vërtetë mirë, ndërkohë që nuk lë pas dore çantat, të cilat në përgjithësi janë markë. Ministjra e Integrimit, Klajda Gjosha, shquhet për stilin e saj shumë të këndshëm në veshje. Natyrisht, ajo ndihmohet nga linjat e mira që ka dhe mosha e re, por Klajda ka edhe një avantazh tjetër, sepse familja e saj ka dyqane veshjesh për femra, gjë që ia bën më të lehtë edhe zgjedhjen. Këtë të enjte, Klajda ka preferuar një fustan shumë vajzëror, veref me lule, shumë i këndshëm dhe që i shkonte shumë.

Strazimiri dhe Bylykbashi, superxhentilë me Berishën

Dy deputetët e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe Genc Strazimiri, nuk bëjnë asgjë më shumë sesa bëjnë të gjithë deputetët e tjerë të kësaj partie: ata në çdo moment janë shumë të kujdesshëm që të respektojnë në maksimum ishkryetarin e tyre, zotin Sali Berisha. Kësaj here paparaci ynë i fotografoi teksa të tre dilnin nga dera e Parlamentit, por ndërkohë që Berisha u largua, Strazimiri dhe Bylykbashi u kthyen përsëri brenda në sallë, gjë që lë të kuptosh se ata kishin dalë vetëm për të shoqëruar doktorin deri te makina, sigurisht në shenjë respekti.

Deputeti “kaubojs” nuk rri rehat, ja si i ngacmon kolegët

Eduard Ndocaj, deputeti më atipik që ka pasur ndonjëherë Parlamenti shqiptar, bën gjithnjë lajm me mënyrën se si sillet, se si vishet dhe për deklaratat e tij. Së fundi bëri lajm me një incident që pati në Kosovë, ku pati një përleshje fizike me dikë dhe u tha që në makinë ishte me një këngëtare shqiptare. Por edhe kjo ngjarje, si të gjitha çuditë në këtë vend, zgjati vetëm tri ditë dhe tashmë deputeti “kaubojs” i është rikthyer me qetësi jetës parlamentare dhe nga mënyra se si sillet, nuk të lë të mendosh se ka pasur ndonjë problem.

Ka hequr dorë, të paktën për momentin, nga këmishat me lule, kollaret e çuditshme dhe kapelja e kaubojsit dhe është paraqitur në seancën parlamentare me kostum e kollare. Por përsëri do të bëjë diçka ndryshe. Në bisedë me ministren Kumbaro, diçka i thotë dhe e bën për të qeshur, ndërsa kolegun e tij Ulsi Manja e kap nga jeleku, do të dijë mbase se çfarë marke është kostumi. Super-personazh ky “kaubojsi” jonë!/Panorama.

image image image image image image

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password