lefuture

PAMJE TE RENDA/ Prindërit e 17-vjeçarit nga Vlora ulërima e lot në vendin e aksidentit: Pas varrimit do merremi me ju

0de173d55838bf24ce318272478962a9

Lule, lot dhe zemërim. Ka qenë kjo skena që ka mbizotëruar sot paradite në qytetin e Vlorës në vendin e aksidentit, aty ku disa orë më parë gjatë mesnatës humbi jetën një 17 vjeçar dhe u plagos drejtuesi i mjetit.

Nëna dhe babai i Kristo Panajotit prej dhimbjes së humbjes së djalit nuk i kursyen as gurët në drejtim të mjeteve që punojnë në rrugën e Lungomares, që duket se ka qenë edhe shkaku i vërtetë i këtij aksidenti.

“Ora News” raporton  se i ati i Kristos shkoi dhe më tej kur u betua se do të bëjë vetëgjyqësi nëse nuk dënohen shkaktarët e vërtetë të aksidentit:

“Kriminela! Po nuk vajtën në burg aty do ti varros!”

Më pas lulet dhe vaji kanë zënë vendin e zemërimit pikërisht aty ku mesnatën e së shtunës automjeti tip BMV X6 ra në gropën e punimeve ku siç shihet edhe nga kamera e Ora News nuk ka sinjalistikë.

Por policia që nisi menjëherë hetimet duket se e ka gjetur të paktën një nga shkaktarët e aksidentit që sipas saj është drejtuesi i mjetit, 21 vjeçari Petraq Beja, i cili ndodhet në spital jashtë rezikut për jetën.

Sipas policisë, drejtuesi i automjetit ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor edhe pse nuk është qartësuar se cilat rregulla ka shkelur.

Në vendin e ngjarjes duket qartë që nuk ka as sinjalistikë dhe as ndriçimin e duhur për ti orientuar drejtuesit e autmjeteve.

Dhe ndoshta për këtë policia ka nisur të marë në pyetje përfaqësuesit e firmës nënkontraktore.

Sipas policisë, materialet do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të firmës nën/kontraktore, në pritje të konkluzioneve që do të dalin nga ekspertët dhe nga hetimi i mëtejshëm, i cili do të përcaktojë shkaqet e vërteta të aksidentit.

Aksidenti që i mori jetën 17 vjeçarit ndodhi mesnatën e së shtunës në zonën e Ujit të Ftohtë, aty ku prej dy vitesh po kryhen punimet për projektin e Lungomares.

Automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në gropën e hapur e për pasojë mbeti viktimë 17 vjeçari dhe i plagosur drejtuesi i automjetit që është edhe i afërm i adoleshentit.

 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password