Pamje me dron/ Shihni se si janë përmbytur dhjetëra shtëpi në Shkodër


Këto pamje me dron janë bërë në Shkodër, ku siç shihet qartë përmbytja është masive prej vërshimit të lumenjve dhe hapjes së portave të HEC-it të Vaut të Dejës. Nga të dhënat zyrtare mësohet se në qytetin e Shkodrës, lagjia Ajasëm vijon të jetë e gjitha nën ujë. Në fshatin Obot dhe Ana e Malit rruga është e pakalueshme, ndërsa rreth 300 hektarë tokë ndodhen nën ujë. Po ashtu në fshatin Obot 100 shtëpi vazhdojnë të jenë të bllokuara nga prezenca e ujit, ndërsa në njësinë administrative Bërdicë numri i shtëpive të rrethuara nga uji është 20. Nga hidrocentrali i Vaut të Dejës, shkarkimet janë me rreth 1 mijë metër/kub në sek.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password