• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pak para rikthimit, Jonida Shehu sqaron sherrin e bujshëm me “Top Channel”

Rreth një vit më parë Jonida Shehu braktisi ekranin e “Top Channel”, pas një debati me drejtuesit e këtij televizioni. Teksa të ftuar në studio kishte Rezarta Shkurtën ajo bëri padashje një reklamë pa pagesw. Pas largimit Jonida vendosi të mos jepte asnjë shpjegim dhe tani pasi ka vendosur të rikthehet e ftuar në emisionin “Mbrëmja ABC”, tregoi për herë të parë se çfarë ndodhi.
“Unë nuk jam pushuar nga puna. Kërkova dorëheqjen dhe nuk ma dhanë, kështu që e mora me mend vetë dhe u largova. Unë e pata menduar dhe nuk mendova se do të kthehesha më. Por mes propozimeve për t’u rikthyer në ekran, ishte edhe një shumë i mirë nga “Top Channel” dhe e theksoj nga drejtuesit e rinj. Më mërziti fakti se me drejtuesit e vjetër nuk arritëm të sqaroheshim”, u shpreh moderatorja .
Përsa i përket emisionit të ri ajo tregoi se është një format show, por jo spektakël./revistawho.com